Klubet e Ligës Premier kanë filluar të kthehen në stërvitje dhe pretendohet në kthim më 8 qershor.

Lojtarët e Arsenalit, Brighton dhe West Ham United morën pjesë në seanca stërvitore individuale në komplekset e tyre sportive të hënën, ku u aplikua masa distancave sociale.

BBC Sport shkruan se Liga Premier beson që klubet do të kthehen bash të stërvitin përsëri më 18 maj, ndërsa sezoni të rifillojë më 8 qershor.

Plani, i cili njihet si ‘Project Restart’, lejon që elita e futbollit anglez të përfundojë në fund të korrikut dhe ekipet të garojnë në garat e UEFA-së.

Ndeshjet e mbetura gjithashtu do të luheshin pas dyerve të mbyllura.

Shefat e Ligës Premier do të zhvillojnë një konferencë me zyrtarët e klubeve të Premten, ku datat e raportuara nga BBC mund të konfirmohen.