Ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, ka folur në Pentasport për të analizuar momentin e Interit.
“Ky i Inzaghit nuk është një ekip që di të kalojë kundërshtarin dhe është i fundit për tentativë driblimesh. Kundër Juventusit, sapo pësoi golin, mendova se nuk do të shënonin më. Në fushë të hapur ai vuan, sepse nuk e bën ka lojtarë që vrapojnë. Janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer, por është i strukturuar kështu. Është një mrekulli që është ndër tetë më të mirët në Evropë, ka l 3/4 sezone në merkato që jeton me parametra zero si Acerbi dhe Mhkitaryan , nuk ka më mundësi t’i etiketojmë si më të fortët në kampionat. Fiorentina po bën mirë, luan futboll dhe është një skuadër që zhvillon lojëra dhe ide. Kohët e fundit gjithçka i ka vajtur mbarë, ndërsa Interit jo: duhet të rikuperojë lojtarët dhe janë të lodhur dhe kur tifozët e tu të fishkëllejnë është e vështirë. Lautaro bëri të kundërtën e asaj që prisja: shpërtheu pas Kupës së Botës dhe tani është në telashe. Le të shpresojmë te Lukaku, i cili tani ka shënuar katër gola për kombëtaren.”