Bledi ka hequr dorë vullnetarisht nga qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. Ai është shprehur se dëshiron t’ia bëjë dhuratë Kiarës këtë gjë.
Ai tha se nuk dëshiron të ndajë një çift.
Bledi:Mendoj se qëndrimi i Kiarës në shtëpi do jetë hekurudhë në ditët finale. Nuk është moment i duhur të ikë Kiara. Situata në shtëpi është shumë e tensionuar. I kërkoj ndjesë publikut dhe Vëllait të Madh. Nëse do kisha hyrë ne 24 dhjetor, do ishte një konkurrencë e fortë Bledi-Luiz.
Një lojë më me rregulla. Nuk do lejoja as bullizëm as fyerje. I çova të gjithë te starti. Janë të gjithë atje ku duhet. Tani duhet të ecin të tregojnë veten.Situatat këto javë kanë ndryshuar. Pashë një Luiz që kercenonte më pak. Unë doja të debatoja me ta si personazhe.
Ishte një lloj pabesie nga ana e Oltës që isha në këtë nominim me Kiarën dhe Luizin. Duke menduar që Kiara sfumon sjellljen e Luizit.
Unë nëse do të rrija, do isha shumë agresiv si dikur në fakultet. Jam fëmija i vogël, trazovaç që nuk ka bërë kurrë punë në shtëpi. Nuk doja të nxirrja anën time të keqe aty.
Luizi: Me hyrjen e Bledit e shihja si një djalë me energji. Me shumë informacion për ne. Nëse Bledi ikën dhe përdor këtë arsye unë nuk do të them që ja di për nder. Në lojë nuk më ka falur asnjë, askush. Kam ardhur vetë deri këtu. E quaj shumë të dobët Bledin nëse e merr këtë vendim.Tërhiqe mbrapsht atë që the. Publiku ta vendos.
Arbër: Nuk më bindë argumenti i Bledit. Mendoj se nuk i dalin llogaritë. Përdori këtë situatë për mos të dale nga publiku. Nuk më lidhet zëri me figurën. Bledi hyri duke pasur informacion. Ai ka menduar që do dalë dhe e bën këtë për të treguar që do të dalë vetë duke e paraprirë situatën. Mendoj se ka treguar dobësi. Kjo është një lojë dhe secili do dalë.
Zhaklin: As unë nuk besoj këtë që tha Bledi. Shoh një mospërputhje të asaj që ka qënë Bledi dhe asaj që po bën Bledi. Më duket sikur do të tregojë vetësakrifikim dhe të sjellë një tjetër standart.
Eva Alikaj është banorja më e re e Big Brother Vip
Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj është banorja më e re e Big Brother Vip.
E njohur si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176” dhe e shumë roleve të tjerë në filma të njohur shqipëtar, Eva
Alikaj bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.