Prodhuesi bavarez ekspozoi një version special të Serisë 7 me një trup dyngjyrësh në Motor Show Shanghai.

Në shikim të parë, kjo BMW të kujton Mercedes-Maybach S-Class, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen e nuancave për trupin me dy ngjyra.

Fotot e brendshme zbulon se është një variant jashtëzakonisht luksoz i Serisë 7.

Si mund të mos ishte, kur bazohet në modelin BMW M760Li xDrive me një bosht të zgjatur dhe një motor të fuqishëm.

Nën kapak është një motor 6.0-litër V12 me 600 kuaj fuqi dhe 850 Nm.

Kjo BMW do të jetë privilegji i të paktëve, duke qenë se është planifikuar prodhimi i vetëm 25 njësive, të cilat do t’u ofrohen ekskluzivisht klientëve në Kinë.