Sipas Corriere di Torino, Borussia Dortmund, në janar, do të ofrojë 30 milion euro për të blerë dyshen Emre Can (1994) dhe Mario Mandzukic (1987) nga Juventusi. Një investim i rëndësishëm për gjermanët por ata do të lëvizin në këtë drejtim vetëm me kusht që ata të arrijnë të kapërcejnë grupin e Champions League, i njëjti ku po lufton edhe Interi i Contes.