Sipas Sport Bild, Borussia e Dortmundit po shikon mundësinë e sjelljes së dyshes së Juventusit, sulmuesit Mario Mandzukic (1987) dhe mesfushorit Emre Can (1994) në Signal Iduna Park këtë janar, pasi ata kanë mbetur mbrapa në garën për titull.

Ata kanë kohë që nuk shihen si titullarë dhe pas problemeve edhe me trajnerin Sarri janë në kërkim të ekipeve të tjera.

Gazeta gjermane pretendon se Dortmundi shpreson të nënshkruajë dyshen për një total prej 30 milionë euro, ndërsa Juventusi kërkon 45 milionë euro në total ku 30 milionë euro vetëm për gjermanin Emre Can, ndërsa për sulmuesin kroat kërkon edhe 15 milionë euro të tjera.