Bajern Mynih është mposhtur nga Bajer Leverkusen me rezultatin 2-1. Bavarezët janë befasuar në Mynih nga Leverkuseni, i cili i ka mposhtur edhe pse vendasit po kalonin nëpër një formë të mirë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Thomas Muller (34′) për vendasit dhe Leon Bailey (10′, 35′) për mysafirët.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri i Leverkusenit, Lukas Hradecky.

Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet në pozitën e 4-t me 24 pikë, ndërsa Leverkuseni ngjitet në vendin e 7-të me 22 pikë.


Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Borussia Monchengladbach, ndërsa Leverkuseni e pret Schalken.