Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Armenia Bielefeld në një ndeshje spektakolare që përfundoi 3-3.

Mysafirët ishin ata që befasuan në minutën e 9-të kur Prietl dha asist për Michel Vlap i cili me një gjuajtje të fortë brenda zonës shënoi për 0-1.

Autori i golit të parë në minutën e 37-të dha asist për Pieper i cili shënoi golin e dytë për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve nga Bielefeld.

Bayerni e nisi fuqishëm pjesën e dytë, kur Robert Lewandowski shënoi pas një asistimi nga Davide Alaba për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.

Por vetëm një minutë më vonë 49′, zëvendësuesi Christian Gebauer realizoi golin e tretë të mysafirëve duke ia vështirësuar punët edhe më shumë kampionit në fuqi në një terren të rënduar prej borës së madhe që po binte në Munich.

Bavarezët nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe në minutën e 57-të, mesfushori francez Correntin Tolisso realizoi për ta ngushtuar epërsinë.

Ndërkohë për golin e barazimit u përkujdes mbrojtësi i majtë Alphonso Davies që realizoi 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Bayerni tentoi deri në fund të shënonte edhe golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe ndeshja përfundoi baras 3-3.

Edhe përkundër barazimit, Bayerni vazhdon bindshëm kryesimin në Bundesliga me 49 pikë, pesë më shumë se RB Leipzig në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Armenia Bielefeld mbetet në vendin e 16-të në tabelë me 18 pikë.