Bayern Munchen dhe RB Leipzigu janë ndarë barazim 0-0 në ndeshjen e javës së 21-të në Bundesliga.
Bavarezët nuk kanë arritur të marrin fitoren e shtatë radhazi në kampionat, pasi janë ndalur në shtëpi nga Leipzigu.
Kështu, tani të dy skuadrat vazhdojnë të ndajnë dy pozitat e para me vetëm një pikë epërsi nga Bayerni.
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte mbrojtësi mysafir, Dajot Upamecano, ndërsa më të dobëtit ishin Philippe Coutinhon dhe Yussuf Poulsen.