Bayern Munchen ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Freiburgut.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk e kishte aspak lehtë përballë ekipit më në formë deri më sot në Gjermani.

Freiburg erdhi në këtë takim pas pesë fitoreve radhazi dhe për pak sa nuk e befasoi edhe gjigantin gjerman.

Robert Lewandowski 7’ dhe Thomas Muller 74’ ishin autorët e golave të Bayernit, teksa Nils Petersen 62’ realizoi për mysafirët.

Thomas Muller dhe Leroy Sane ishin më të mirët në fushë, ndërsa lart u vlerësua edhe Robert Lewandowski dhe Alphonso Davies.

Tek mysafirët më i miri në fushë ishte Nils Petersen, teksa u vlerësua pozitivisht edhe paraqitja e Amir Abrashit që luajti për 50 minuta në këtë sfidë.