Bayern Munchen ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Paderbornit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje ku mysafirët dy herë barazuan rezultatin.

Serge Gnabry ishte fantastik në këtë takim duke shënuar një gol 25’ dhe duke asistuar në dy të tjerë të shënuar nga Robert Lewandowski 70’ dhe 88’.

Për Paderbornin shënuan Srbeny 44’ dhe Michel 75’.

Pikërisht dy shënuesit e golave të Bayernit ishin më të mirët e takimit, ndërsa më i dobëti ishte portieri Manuel Neuer.