Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Eintracht me Randal Kolo Muani, poir gjuajtja e tij shkoi pak jashtë portës.
Bayern Munich rrezikoi në minutën e 31-të, kur Thomas Muller gjuajti nga distanca, por Kevin Trapp ishte në vend.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Leroy Sane shënoi për 1-0.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i qetë, me skuadrat që nuk rrezikuan shumë.
Por në minutën e 69-ë, Daichi Kamadas pasoi për Randal Kolo Muanin, që solli golin e barazimit për 1-1.
Ndeshja nuk solli më gola dhe skuadrat ndanë pikët.
Bayern Munich pas këtij barazimi mbetet lider me 37 pikë, por katër skuadra i ka pas dhe atë shumë afër. Eintracht është i pesti.