Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Bayern Munich me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tretë në Bundesliga.

Bayern Munich kishte gjashtë ndeshje pa fitore ndaj G’ladbach në të gjitha garat dhe edhe kjo ndeshje nisi keq për ta.

Zhvillohej minuta e 30-të kur Ko Itakura shënoi për vendasit për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.

Bavarezët arritën të barazonin në minutën e 58-të, kur Leroy Sane shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich për 1-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, sërish Kimmich ishte në rolin e asistuesit, ku gjeti Mathys Tel që shënoi për 2-1 në minutën e 87-të.

Bayern Munchen së bashku me Bayer Leverkusen kanë nga tri fitore.