Një pikë që e bën më të lumtur vendasit e Schalke 04. Derbi i Ruhr-it kundër Borussia Dortmund përfundon 2-2 me verdhezinjtë që humbasin mundësinë për të qëndruar në krye me Bayern Munich në krye të renditjes.

Golit fillestar të Schlotterbeck 38’ iu përgjigj Bulter 50’ në pjesën e dytë, por Raphael Guerreiro 60’ e solli sërish përpara skuadrën e Terzic përpara barazimit përfundimtar të Karaman 79’.