Në ndeshjen e sotme të kampionatit gjerman Borussia Dortmund shpartallon 4-0 Eintracht Frankfurtin ku e ka gjetur sërish golin i transferuari në janar, Erling Haaland.

Ai shënoi për 3-0 në minutën e 54’.

Golat tjerë i shënuan Lukasz Piszczek 33’, Jadon Sancho 49’ dhe Raphael Guerreiro 75’.

Pas kësaj fitore, Dortmund ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, një më pak se Bayern Munich që të dielën udhëton te Kolni.