Fitorja e parë sezonale për Furth, e fundit në renditje. Ndaj Union Berlin përfundoi 1-0 falë golit të shënuar nga Nielsen në minutën e 56-të të lojës.

Ndeshja tjetër e javës së pesëmbëdhjetë të kampionatit u luajt në orën 17:30 ku Eintracht Frankfurti shpartalloi 5-2 Bayer Leverkusenin. Pas këtij rezultati Frankfurti shkon në vendin e nëntë ndërsa Leverkuseni mban vendin e tretë.

Greuther Furth – Union Berlin 1-0:
H. Nielsen (55)

Eintracht Frankfurt – Bayer Leverkusen 5-2:
Tuta (23), J. Lindstrøm (30), O. N’Dicka (50), K. Jakić (66), D. Sow (76) / P. Schick (5), (22 pen)