Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“C’est la vie” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Kapo, gjersa klipi është xhiruar në bregdetin shqiptar.

Protagoniste e klipit është modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, me të cilën reperi publikoi një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale pak ditë më parë.

Fotografia në fjalë zgjoi dyshimet se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se miqësi, por mesa duket ka qenë thjeshtë një bashkëpunim për klipin e ri.

“C’est la vie” është shprehje në frëngjisht që përkthyer në shqip do të thotë “kështu e ka jeta”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të reperit “Skultpurë”, që është pritur mirë nga fansat.