Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, e ka shtuar presionin mbi Antonio Conten duke thënë se Interi e ka detyrim ta fitojë titullin e Serie A, pasi Milani e ka ndërtuar skuadrën e vet duke shpenzuar vetëm 1.5 milion euro.

Nerazzurrët ndodhen dy pikë prapa Rossonerëve në tabelën e kampionatit italian, ndërsa më 21 shkurt do të zhvillojnë derbin vendimtar të sezonit,  Derby della Madonnina.

Teksa ish-drejtori i zikaltërve, Marco Branca, ka thënë se ata nuk e kanë obligim ta fitojnë titullin, lojtari që ka luajtur për të dyja skuadrat ,Antonio Cassano, nuk ndan të njëjtin mendim.

Klubi i ka blerë të gjithë lojtarët që i ka dashur Conte në verë, ai e ka obligim që të fitojë. Ai u eliminua nga Evropa, do të ishte dështim i madh nëse nuk e fiton Scudetton. Milani e ka ndërtuar skuadrën me 1.5 milion euro dhe po bën një sezon të mrekullueshëm. Nëse Rossonerët e fitojnë titullin, do të ishte një masakër për Interin”, ka deklaruar Cassano për Bobo TV në Twitch.