Ish-talenti i Italisë, Antonio Cassano ka zbuluar se Juventusi bëri përpjekje për ta afruar Pep Guardiolas dhe Mauricio Pochettinon para fillimit të sezonit.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola ishte i lidhur me Juventusin vitin e kaluar, siç ishte Pochettino ndërsa ishte ende në krye të Tottenham. Megjithatë, në fund asnjëri nuk arriti në Torino, pasi Juventusi nënshkroi me një trajnerin Sarri.

“Juventusi tundoi Guardiolën vitin e kaluar dhe më pas shkoi për Pochettino. Ata nuk morën asgjë dhe përfunduan duke punësuar Sarrin. Ishte një zgjedhje tjetër në lidhje me stilin e lojës, por tani ata duhet të qëndrojnë me të”, ka thënë Cassano.