Antonio Cassano ka ndezur sërish polemika, teksa këtë herë ka sulmuar ashpër trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili sipas tij kurrë nuk ka qenë një trajner i madh.

Ish-ylli i Romës, Cassano, tani është në pension dhe vepron si ekspert në podcastin BoboTV të Christian Vieri, ku ai lëshon shaka dhe kritika ndaj njerëzve aktualë të futbollit.

Pasi Giallorossët u eliminuan nga Coppa Italia nga Cremonese, ‘FantAntonio’ fajësoi një person në veçanti dhe ai është trajneri Mourinho.

“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai thjesht dinte të luante me mediat dhe ishte një komunikues i shkëlqyer. Ai është i mirë në trajtimin e lojtarëve të fortë, jo me ata që nuk janë shumë të mirë. Është shumë e lehtë të jesh miqësor me lojtarë të mëdhenj. Është vetëm një fatkeqësi mbi një fatkeqësi te Roma, ai i detyroi ata të shpenzojnë para për Nemanja Matic dhe Rui Patricio, ato ishin vendimet e tij. Shumë herë, ai sillet si i poshtër. Ditën tjetër, ajo performancë më bëri të vjellë. Ai nuk di si të krijojë një ekip. Edhe me skuadrën tuaj të dytë, ju duhet të mposhtni Cremonesen”, – deklaroi ish-sulmuesi italian.

Gjithsesi, Giallorossi fituan Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, trofeu i parë i UEFA-s në të gjithë historinë e tyre.

Mourinho gjithashtu fitoi tripletën në Inter në vitin 2010, pasi kishte ngritur tashmë Ligën e Kampionëve me Porton