Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantas në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-0.
Zikatërit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar në dy episode, fillimisht kur kërkuan penallti në minutën e 30-të për një prekje me dorë, pastaj edhe me Hakan Calhanoglun.
Me të filluar pjesa e dytë, dy skuadrat kishin nga një rast, ku fillimisht Interi rrezikoi me Lautaro Martinezin, ndërsa pas tij tentoi edhe Joakim Maehle.
Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 57-të, kur Matteo Darmian gjeti rrjetën pas asistimit të Lautaro Martinez.
Deri në fund nuk kishte më raste për tu shkruar, ku Interi siguroi një vend në mesin e katër më të mirave në këtë garë.