Shakhtar ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Baselit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës në ndeshjen e zhvilluar në “Veltins Arena”.
Që në minutën e dytë, Junior Moraes, shënoi për 1-0, duke iu treguar zviceranëve që do të jetë ndeshje e vështirë për ta.
Në minutën e 22-të, Taison shënoi për 2-0, duke i quar në pushim ukrainasit me një rezultat sigurie.
Në pjesën e dytë Baseli u mundua që të bëjë disa ndryshime, por që nuk arriti të kthehej në lojë.
Në minutën e 75-të, Alan Patrick, shënoi nga pika e bardhë për 3-0, duke shuar çdo shpresë të Baselit.
Braziliani tjetër, Dodo shënoi për 4-0 në minutën e 88-të, duke e nisur festën e Shakhtarit që kaloi në gjysmëfinale.
Krejt cka bën Baseli ishte një gol në kohën shtesë me Ricky van Wolfswinkel për 4-1.
Shakhtar do të takohet në gjysmëfinale me Interin.