Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Lazios në Allianz Stadium.

Nga një rast i mirë për të dyja skuadrat në minutat e para të takimit me Ciro Immobile për mysafirët dhe Filip Kostic për vendasit.

Një harkim i mirë drejt Adrien Rabiot u shfrytëzua nga francezi që goditi me kokë, por topi shkoi në qendër aty ku ishte portieri Luis Maximiano. Në vijim, Felipe Anderson bëri një goditje fantastike nga largësia që shkoi shumë pranë shtyllës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 44-të, kur pas një harkimi nga Kostic, Gleison Bremer kërceu më lartë për ta futur në rrjetë dhe me epërsi minimale për nikoqirët, skuadrat shkuan në pushium.

Moise Kean, i cili u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, pati një mundësi shënimi, por goditja e tij ishte e lehtë dhe u ndal nga Maximiano.

Bianconcelestët u përpoqën në mbyllje të sfidës që t’i barazonin shifrat, ndërsa një nga shanset e pati Adam Marusic.

Në anën tjetër një mundësi e mirë u krijua për Moise Kean që nuk u shfrytëzua si duhej.

Në gjysmëfinale të Coppa Italia, Juventusi do të përballet me rivalin e përbetuar Inter, i cili në çerekfinale eliminoi Atalantan.