Juventusi ka mposhtur SPAL-in me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër edhe pse me shumë ndryshime ishte superiore ndaj skuadrës që aktualisht po garon në Serie B.

Ndeshja nisi shumë mirë për Juven, pasi Adrien Rabiot fitoi penallti në minutën e 14-të dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Alvaro Morata.

Goli i dytë erdhi në minutën 33-të, kur nga një kundërsulm i shpejt, topi arriti te Gianluca Frabotta, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë me më pak raste, pasi duket se Juve e siguroi fitoren që në pjesën e parë.

Goli i tretë për Juventusin erdhi në minutën e 73-të kur Dejan Kulusevski shënoi pas një asistimi të bukur të Federico Chiesas.

Juventusi mbylli ndeshjen me golin Chiesa, i cili kaloi edhe portierin (4-0).

Në gjysmëfinale, Zonja e Vjetër do të përballet me Interin, ndeshje që njihet si “Derby d’Italia”.