Mbrojtësisi i Shqipërisë Marash Kumbulla (2000) është në formë mjaft të mirë dhe ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit italian me fanellën e Veronës.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, përfshirë Chelsean, Manchester United, Inter, Juventus, Lazio e Napoli.
Por duket se ekipi favorit për të nënshkruar me Kumbullën është Chelsea, që tanimë ka bërë një ofertë zyrtare.
Sipas medias angleze Daily Express, Chelsea ka bërë ofertë zyrtare prej 25 milionë euro në drejtim të Veronës.
Verona ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare, pasi po pret edhe klubet tjera të dalin me oferta që t’i fusë në garë skuadrat dhe të krijojë një ankand për shitjen e talentit të tyre.