Sipa The Sun, Chelsea ka pyetur për anësorin anglez Jadon Sancho (2000) dhe Borussia Dortmund i është përgjigjur se mund të shitet për 120 milionë stërlina (140 milionë euro).

Kjo gjë ka bërë që Frank Lampard të dyshojë nëse ja vlen një investim aq i lartë, pasi Blutë kanë nevojë edhe për një sulmues që shënon gola meqë Giuroud po rri në tribunë ndërsa Batshuayi nuk pëlqehet nga trajneri anglez.

Sipas medias britanike Metro, edhe Bayern Munchen ka hyrë në garë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit dhe një transferim i tij në Allianz Arena lehtë mund të ndodhë më lehtë duke ditur vështirësitë e bavarezëve për të marrë Leroy Sane nga Manchester City.