Sipas kanalit SportItalia, Juventusi do të ofrojë Federico Bernardeschin (1994) që të arrijë te mesfushori Jorginho (1991) që aktualisht është pjesë e Chelseas.

Ka kohë që flitet për një ribashkim mes Maurizio Sarrit dhe Jorginhos që ishin së bashku te Napoli dhe nga ana tjetër Bernardeschi nuk është pjesë e planeve të Juventusit dhe është në merkato.

Sarri e mori Jorginhon te Chelsea në verën e vitit 2018 për rreth 57 milionë euro.
Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 7 gola në 37 ndeshje.