Chelsea ka vendosur që Gabriel Barbosa (1986) të jetë objektivi i tyre kryesor i transferimit në janar, sipas raportimeve nga mediat britanike. Blutë janë të lirë të bëjnë përsëri nënshkrime këtë muaj pasi i është hequr ndalimi i transferimit.

Frank Lampard ka dhënë përparësi për nënshkrimin e një sulmuesi dhe përvec  Jadon Sanchos, sulmuesi brazilian është i pari në listën e tij të dëshirave.

Sipas Express, Chelsea është është i interesuar të nënshkruajë me Barbosan dhe ofron rreth 20 milionë stërlina (23,6 milionë euro) dhe të përfshijë në marrëveshje sulmuesin Olivier Giroud (1986) duke e lejuar të bashkohet me klubin San Siro me francezin e kërkuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte.

Barbosa shënoi të dy golat e Flamengos në finalen e Copa Libertadores këtë sezon dhe ka shënuar 77 gola166 ndeshje me klubet e Brazilit.

Sulmuesi nënshkroi për Interin në vitin 2016, por është dërguar në huazim tre herë, duke u rikthyer te Interi në fund të vitit 2019.

Por meqë Chelsea i ka vënë 150 milion stërlina në dispozicion të tij, Lampard mund të shkojë pas Barbosas,  i cili pritet të kushtojë rreth 20 milion stërlina.