Chelsea do të njoftojë së shpejti ardhjen e Benoit Badiashile dhe Andrey Santos.

Sipas portalit anglez CaughtOffside, të dy futbollistët janë në Londër, me kontratat dhe testet mjekësore gati. Tashmë njoftimet zyrtare varen nga vizat, leja e punës dhe vendimi përfundimtar i bluve.

Për qendërmbrojtësin francez Benoit Badiashville (2001) klubi anglez do t’i paguajë Monacos 35 milionë stërlina (40 milionë euro).

Ndërsa për mesfushorin qendror brazilian Andrey Santos (2004) blutë do t’i paguajnë Vasco de Gamas 13 milionë stërlina (17 milionë euro).