Chelsea gjatë të martës ka treguar se si do të duket fanella, me të cilën lojtarët do t’i zhvillojnë ndeshjet si mysafirë në sezonin 2020-021.

Pasi i kishte shfaqur fanellat për ndeshjet si vendas të sponsoruara nga rrjeti Three, Chelsea tashmë ka treguar edhe fanellat me ngjyrë të kaltër të çelët për ndeshjet në udhëtim.

Si zakonisht, tifozët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të bërë shaka lidhur me dukjen e këtyre fanellave.

Shumë prej tyre kanë bërë krahasime me pizhamet, duke thënë se më shumë u ngjajnë veshjeve të gjumit sesa fanellave të futbollit.