Objektivi i Juventusit është gjithmonë që ta fitojë Ligën e Kampionëve sipas deklaratës së kapitenit të Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini.

Sot (e martë), Bianconerët e nisin sezonin e ri në garën më të madhe evropiane për klube me sfidën grupore përballë Dynamo Kievit.

“Lojtarët kanë ndryshuar, por unë nuk shoh dallime të mëdha nga e kaluara, pos një ndryshim normal i lojtarëve. Duhet të fitojmë, kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk e di sa do të zgjasë që ta shohim skuadrën në formën më të mirë, por ndaj Dynamos do të jetë me rëndësi të shënojmë gol. E fillojmë secilin sezon me qëllimin për ta fituar Ligën e Kampionëve, nuk duan thjesht të jemi në rresht të parë… E rëndësishme është të përmirësohemi, të zhvillohemi dhe të arrijmë rezultate”, ka thënë Chiellini në konferencën për shtyp.