Antonio Conte është hidhëruar aq shumë me humbjen e Interit me përmbysje në shtëpi nga Bologna, saqë ka vënë në dyshim nëse skuadra e ka trajnerin dhe lojtarët e duhur për projektin fitues.

“Është e qartë se çfarë ndodhi, prandaj nuk ka shumëçka për të thënë. Të gjithë duhet ta ndajmë përgjegjësinë, në radhë të parë unë si trajner, pastaj futbollistët që dalin në fushë. Mendoj se ia dhuruam ndeshjen Bolognas dhe nuk është hera e parë. Po ndodh shpesh, si gjatë sezonit të rregullt, si pas rifillimit. Gjëja e vetme që mund të them është se nga tani e deri në fund të sezonit, secili nga, duke më përfshirë edhe mua, duhet të dëshmojmë se e kemi vendin te Interi. Kjo është e vërteta për trajnerin dhe lojtarët”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes, ndërsa kishte kaluar më shumë se një orë në dhomat e zhveshjes së bashku me drejtorin Giuseppe Marotta.