Barcelona e ka mundur Leganes me rezultat të thellë 5-0 sonte në Camp Nou duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ishte një aksion i ndërtuar nga Nelson Semedo i cili pasoi për Antoine Griezmann 4’ për ti dhënë epërsinë katalanasve.

Ylli i ndeshjes ishte Lionel Messi që shënoi 3 gola, në minutën e 28-të, 59-të dhe 89-të.

Goli tjetër i Barcelonës u shënua në minutën e 77-të me anë të Arthur.