Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste 2 prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

  • Tiranë 22 raste
  • Durrës 5 raste (1 i vdekur)
  • Lushnje 2 rast
  • Elbasan 2 raste
  • Fier 5 raste
  • Rrogozhinë 2 raste