Është rritur numri i të shtruarve në spitale, kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë, ndërsa konfirmohen 82 raste të reja në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

  • Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
  • Raste pozitive 3188
  • Raste të shëruara 1832
  • Raste Aktive 1273
  • Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 509
  • Durrës 215
  • Shkodër 173
  • Vlorë 116
  • Lezhë 64
  • Fier 41
  • Elbasan 33
  • Korçë 32
  • Kukës 32
  • Berat 24
  • Gjirokastër 17
  • Dibër 17