Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe producenti Cricket sot (e martë) kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“Një herë në jetë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja vjen në formë të mahnitshme në klip, gjersa edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje me paraqitjen e saj të veçantë.
Tekstin dhe melodinë e këngës e ka punuar Endrit Mumajesi- Muma, gjersa për masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj.