Sipas Tuttosport, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka caktuar takim me Gennaro GattusonRomë për të diskutuar lidhur me postin e trajnerit.

Carlo Ancelotti është duke pasur vështirësi për t’i ndryshuar gjërat në San Paolo, ashtu që pronari i klubit po mendon ta zëvendësojë atë.

Napoli është në vend të 7-të në tabelë pas 15 javësh duke grumbulluar vetëm 21 pikë, dhe pa fitore në 9 ndeshjet e fundit.

Kjo ka nxitur spekulime se Ancelotti do të shkarkohet nga pozita dhe vendin e tij mund ta zë ish-trajneri i Milanit, Gattuso.