Një mjek i Sanatoriumit, tanimë të tranferuar në Elbasan, mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gazetarja Entela Duka ben me dije se realisht mjeku P. M i përket stafit të Dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me penumoni në Spitalin e Elbasanit.

Kujtojmë se pas transformimit të Shefqet Ndroqi në Covid2, Sanatoriumi u tranferua në Elbasan në godinën e Neurologjisē dhe Kardiologjise. Aktualisht sektori ka 4 mjekë dhe 6 pacientë.


4 mjekët perfshi dhe i infektuari ishin rezident ne Tiranë dhe vinin përditë në Elbasan ndërkohë që personeli infermieror është i Elbasanit.


Frika ka përfshirë pacientët dhe mjekët e spitalit pasi mjekët e Tiranës kishin mbi 3 javë që punonin në Elbasan dhe nuk kishin kontakt me kolegët e sëmurë të Tiranës.