Diego Costa (1988) nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion me Atletico Madridin.

Sulmuesi i lindur në Brazil por që luan për kombëtaren spanjolle ka humbur vendin e titullarit, teksa ka luajtur vetëm në 19 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 2 gola.

Kontrata e tij me Atleticon skadon në verën e vitit 2021 dhe Los Colchoneros nuk i kanë ofruar vazhdimin e saj.

Ka qenë Mundo Deportivo që ka raportuar se Roma ka pasur bisedime me Costan dhe Atleticon. Roma aktualisht ka në huazim sulmuesin kroat Nikola Kalinic nga Atletico, por që nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes.

Diego Costas i ka pëlqyer ideja të transferohet në kryeqytetin italian dhe të luaj në Serie A, por edhe bisedat mes klubeve kanë qenë pozitive.

Atletico kërkon për teserën e Diego Costas një shumë rreth 30 milionë euro që Roma është e gatshme ta paguajë.

Problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit, pasi Roma nuk mund t’i ofrojë më shumë se 4,5 milionë euro në sezon ndërsa ai fiton 9,5 milionë euro te Atletico Madrid