Nustricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, është e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big brother VIP Albania.

Ajo rezultoi më pak e votuara nga teleovitmi javor, ku të nominuar ishin edhe: Deamishel, Kristi Aliaj, Deamishel, Nita Latifi dhe Maestro.

Dalja e saj ka pikëlluar disa nga banorët e shtëpisë, në veçanti Nitën me të cilën kishte krijuar një miqësi shumë të mirë.

Nutricionistja nga Tirana arriti në studion e BBVA, ku fati i biletave të kthimit nuk ishte në anën e saj, pasi ajo kishte biletë vetëm njëdrejtimëshe për aventurën e madhe të Big Brother VIP Albania.

Gjithsesi, Diola gjatë intervistës së zhvilluar në studio me Arbana Osmanin, u shpreh e lumtur që në shtëpi ka treguar vetveten dhe ka përçuar mesazhet që ajo ka dashur të përçojë.

“Nuk më vjen keq, e kam shijuar në maksimum”, – ishte deklarata e Diolës pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.