“Dramë”, fraza identifikuese e situatës aktuale të PSGsë pas eliminimit surprizues nga Kupa e Francës. Të besuarit e Galtier ishin të pafuqishëm në portën e Marsejës, aq sa yjet e sulmit nuk do ta gjenin për asnjë çast motivimin për të vënë në praktikë aftësitë poseduese.

Goli i vetëm i tyre me autorë Sergio Ramosin ishte shembulli më i mirë, ku një ekip i përbërë me lojtarë të nivelit botërorë mos të konkretizojnë asnjë goditje të saktë në kuadrat, përveç mbrojtësit spanjoll. Gianluigi Donnarumma do të mbante tjetër qasje pas sinjalizimit të kësaj disfate, duke shkuar deri te “kërcënimet” ndaj rivalit në Champions.

“Atmosfera mbytëse në Marsejë luajti rol tepër të rëndësishëm në këtë përfundim të hidhur në kampin tonë. Ishim përgatitur gjatë në lidhje me aplikimin e skemave të ndryshme, por e patëm shumë të vështirë t’i praktikonim në fushë. Presingu i tyre merrte nota mbytëse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se historia do të përsëritet edhe në takimet e ardhshme. Liga e Kampioneve na jep tjetër motivim dhe është pikërisht dueli i duhur për t’i mbyllur gojën të gjithë kritikëve se Parisi është në gjendje të dëshmojë supermacinë edhe në Europë. Rikthimi i Nejmarit është më shumë se sa një bonus në këtë moment, pasi eksperienca rezulton decizive në një kompeticion kaq madhor”, – deklaroi me nota të theksuara euforizmi gardiani italian.