Dr Arben Ramkaj zgjidhet si zv president i Lidhjes Myslimane Europiane.

Lidhja Muslimane Evropiane, është një organizatë e përbërë nga evropianë, e themeluar më 10 maj 2010 dhe e regjistruar pranë Qeverisë Italiane, Ministrisë së Financave, me qëllim që të paraqesë Islamin, në formën e tij origjinale, një fe paqeje dhe respekti për të gjithë njerëzimit dhe për të shmangur përplasjen e feve.

Më 04 janar 2012 është regjistruar në Regjistrin e Transparencës të Bashkimit Evropian me mundësi aksesi në Parlamentin Evropian. Dhe nga 6 dhjetor 2012 EML u regjistrua në Këshillin e Çështjeve Sociale të Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 2016, EML është përshkruar nga Këshilli i Evropës – Strasburg, si ekspert në parandalimin e radikalizimit.

“Mes shumë yjeve të shndritshëm, të flamurit evropian, ne dëshirojmë të rrezatojmë dritën tonë, duke kontribuar në zhvillimin, prosperitetin dhe paqen e përgjithshme të tokës tonë të dashur evropiane”, – shkruhet në faqen e tyre.