Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, po shijon çdo moment në vetë-izolim në shtëpinë e saj në Londër.

Ajo së fundmi përmes rrjetit social, Instagram ka prezantuar stilin e ri të flokëve që është mjaft unik.

Në imazhet e fundit që ka ndarë me miliona ndjekësit, Dua shfaqet në formë të mahnitshme teksa është bërë flokëkuqe.

Ajo vjen me flokë të kuqe në këto fotografi, duke mos e bërë shumë të qartë nëse mban paruke apo është vërtet një ndryshim i ri në pamjen e saj.

Sidoqoftë, fansat kanë ngelur të habitur nga kjo pamje e re e 24-vjeçare, megjithëse nuk jemi mësuar ta shohin me një ngjyrë të tillë në flokë.

Lipa është shquar gjithmonë për pamjen e saj atraktive dhe kjo është vetëm një nga ndryshimet e shumta që ka realizuar deri më tani.