Dwayne ‘The Rock’ Johnson e ka rrëzuar nga froni Kylie Jenner si personazhin më të famshëm në Instagram.
Sipas firmës së marketingut në mediat sociale ‘Hopper HQ’, Johnson, 48-vjeçar, paguhet afërsisht 1 015 000 dollarë për një postim të sponsorizuar.

Vitin e kaluar, ‘BBC’ raportoi se Jenner, 22-vjeçare, mori afro 1 200 000 dollarë në një postim të tillë.

Johnson numëron 189 milionë ndjekës në rrjetin e lartpërmendur ndërsa Jenner ka 183 milionë.

‘Hopper HQ’ filloi të botojë një listë të yjeve më të paguar që në vitin 2017 pasi kishte arritur marrëveshje me disa personalitete të famshme nga interneti, për të përcaktuar se sa paguheshin, si dhe duke folur me reklamuesit për të vlerësuar se sa mund të ngarkohej për një postim.
Jo gjithnjë janë të sakta shifrat për shkak të fshehtësisë midis tregtarëve dhe të famshmëve.

Jenner tani renditet e dyta dhe paguhet 986.000 dollarë për një postim në Instagram.

Po ashtu në këtë listë është edhe futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 889.000 për një postim.

E katërta është Kim Kardashian me 858.000.

Në vend të pestë enditet këngëtarja Ariana Grande me 853.000 për postim.