Talenti gjerman Kai Havertz (1999) ka vendosur përfundimisht të largohet nga Bayer Leverkusen pas 4 viteve qëndrim në ekipin e parë.

Mesfushori sulmues po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munichun, Manchester United, Chelsean, Arsenalin, Liverpoolin, Real Madridin, Juventusin, Barcelonën dhe Paris Saint Germain.

Sipas televizionit Sky në Gjermani dëshira e lojtarit është të bashkohet me Bayernin në verë.

Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Havertz në verë para Leroy Sanes.

Kësisoj drejtuesit e gjigantëve gjerman tanimë kanë filluar negociatat me Leverkusenin për transferimin e mesfushorit ofensivë në Allianz Arena.

Havertz pritet t’i bashkohet Bayernit për 100 milionë euro, pasi Leverkusen nuk dëshiron të dëgjoj për ofertë më të ulët.