Mesfushori spanjoll Dani Olmo (1998) është pranë kalimit te RB Leipzig sic raporton Daily Mail Sport. Për teserën e tij ekipi gjerman do të paguajë 30 milionë euro.

Talenti ishte në negociata me Milanin por Dinamo e Zagrebit nuk ra dakord me shifrën 20 milionë euro që ofruan kuqezinjte.

Mesfushori ndiqej edhe nga Barcelona por blaugranat u tërhoqën nga lojtari që kanë nxjerrë nga akademia e tyre.