Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Urën Vajgurore. Një burrë ka hyrë në një prej shtëpive të zonës, ka hapur derën dhe me forcë ka dhunuar seksualisht gruan e kësaj shtëpie. Më tej është larguar i qetë, pa e ditur se e dhunuara do ta denonconte.

Autori i kësaj ngjarjeje është Lorenc Canka, banues në fshatin Tapi në Kuçovë. Ai është vënë në pranga disa orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, teksa ndodhej në familjen e tij.

Pas ngjarjes së rëndë, ka qenë vetë 31-vjeçarja F. H., ajo që ka denoncuar përdhunimin në Komisariatin e Policisë së Urë-Vajgurore, ku edhe ka rrëfyer të plotë sesi ndodhi ngjarja.

Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri që ushtroi marrëdhënie me dhunë me të, kishte kohë që e ndiqte nga prapa, por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk ka bërë denoncim më parë ndaj tij për ‘përndjekje’.

31-vjeçarja F. H., jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.