Ministria e Shëndetësisë deklaron se në 24 orët e fundit numri I të infektuarve është rritur me 16 raste.

Në total numërohen 377 të infektuarve ndërkohë kanë humbur jetën 21 persona.

Shqetësuese janë Shkodra, Tirana dhe Hasi ku kemi një rritje të rasteve dhe nga hetimi epidemiologjik rezulton se kjo ka ndodhur pasi nuk është respektuar distancimi social.

Pozitive është fakti se kemi 12 të shëruar në 24 orë duke e çuar në 116 numrin e të shëruarve.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste