Ka shkuar në 259 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një dalje për mediat, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit nga 152 persona të testuar janë konfimruar 16 raste të reja.

Ndërsa numri i viktimave deri tani ka shkuar në 15. Të shëruar nga COVID-19 janë gjithsej 67 pacientë.

Një tjetër e dhënë nga ministria e Shëndetësisë është se mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç, ndersa e personave qe kane humbur jeten 66 vjec.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë 140 raste

– Durrës 29 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste