Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad është i interesuar të bëjë një sforco tjetër ekonomike për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah (1993).

Një tjetër yll i madh i futbollit ka marrë një “ofertë që nuk mund ta refuzojë” nga Arabia Saudite.

Sipas gazetarit të respektuar italian Nicolo Schira, Al-Ittihad i dërgoi një ofertë Liverpoolit për Salah.

Al-Ittihad i ofroi Liverpoolit më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Salah iu ofrua një kontratë trevjeçare.

Ai do të fitonte 80 milionë euro në sezon dhe do të shohim nëse Salah do të mbetet imun ndaj 240 milionë eurove që do të merrte nëse përfundonte kontratën.

Sipas mediave angleze trupa e egjiptianit ka ngelur e kënaqur nga takimi me drejtuesit arabe dhe shumë shpejt Salah do të jetë ylli i radhës që do t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite.